Çfarë po kurdiset para protestës? Meta pret tek Pallati i Brigadave ambasadorët e BE-së

Në këto momente pritet nisja zyrtare e protestës së Aleancës për Teatrin.

Pak momente para nisjes së protestës, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ambasadorët e BE-së në Pallatin e Brigadave.

Mësohet se presidenti Ilir Meta po zhvillon takim me 4 ambasadorë të vendeve të BE-së dhe në qendër të diskutimeve është situata në vend.

Kujtojmë se presidenti ka reaguar ashpër pas shembjes së Teatrit Kombëtar dhe në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj aktivistëve, dhe njerëzve të lirë të medias.

Meta shprehej se pamjet e sotme të Teatrit janë të ngjashme me kazmat e diktaturës mbi kisha dhe xhamitë.

Reagimi i Metës: Pak orë më parë, në kulmin e errësirës, MAFIA urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Dhunimi i njëkohshëm i artistëve dhe gazetarëve është një damkë e zezë për MAFIEN në pushtet. Kjo pamje do kujtohet njësoj si kazmat e diktaturës në ‘67 mbi kishat dhe xhamitë. KY ËSHTË NJË KRIM KUSHTETUES, LIGJOR DHE MORAL I PAAMNISTUESHËM.


Shtuar 18.05.2020 14:34