Një ngjarje tronditëse është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku ashtu sikundër është raportuar nënë e bijë u vetëflijuan.
Mësohet se 34-vjeçarja Blerta Josifi, vajza tjetër, është dërguar ditën e djeshme në urgjencën e QSUT-së ku i janë kryer të gjitha kontrollet. Më pas ajo është transferuar tek Urgjenca Psikiatrike ndërsa aktualisht gjendja e saj mësohet të jetë më e qetë.
Kujtojmë se familja Josifi prej 8 vitesh kishin blerë shtëpi në kryeqytet. Ndërkohë gjatë pandemisë ata janë ndihmuar nga Bashkia dhe banorët me ushqime. Një i afërm ka marrë në telefon për ta lajmëruar së xhaxhai i tyre ka ndërruar jetë, por nuk i është përgjigjur asnjë nga familja Josifi.
Gjithashtu komshinjtë kanë kërkuar ndihmën e bashkisë pasi nga hyrja e tyre vinte një erë e rëndë për shkak të dekompozimit të trupit.
