Ndërkohë që banorët pohojnë një përplasje makinash dhe të shtëna me armë zjarri në qytetin e Patosit, ngjarje e ndodhur pasditen e sotme, policia e mohon.
Kjo pasi sipas policisw në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur as gëzhojat dhe as makinat e përplasura.
Ngjarja është regjistruar në afërsi të fushës se sportit në qytetin e naftetarëve, ndërsa një i moshuar ka treguar dhe atë qe ka dëgjuar.
“Isha te Uzina e re dhe dëgjova krisma armësh me breshëri. Nga kurioziteti shikova dhe xhamat e makinave tani. Nuk pashë gjë se isha larg por krisma armësh ishin 100%. Ka gati një orë ky muhabet”.