Çfarë ndodhi gjatë natës në Kakavijë, si do ndryshojë situata sot pas orës 22:00

Prej 5 ditësh, pika kufitare e Kakavijës ndodhet në një situatë kaotike për shkak të radhës kilometrike të automjeteve që presin të shkojnë në Greqi.

Rreth 300 mjete dhe 750 persona kanë kaluar në shtetin helen nga ora 22:00 e mbrëmjes së kaluar deri tani.

Ditën e djeshme, pala greke vendosi që të vijojë punën edhe gjatë natës, ndërsa zgjatja e afatit do të jetë deri sonte në orën 22:00. Më pas, të gjithë emigrantët shqiptarë që duan të hyjnë për në Greqi do të duhet të karantinohen për 1 javë në shtetin fqinj. Këtë e bëri të ditur MEPJ me anë të një njoftimi mbrëmjen e kaluar duke treguar se si do të funksionojë kalimi drejt Greqisë në ditët në vijim.


Shtuar 16.08.2020 06:57