Çfarë i shkakton trupit koronavirusi i rrezikshëm? Dalin analizat e para

Lufta me koronavirusin është kthyer në një betejë me të panjohurën për mjekën. Informacionet në lidhje me të janë të pakta, ndërsa itensiteti i përhapjes, sa vjen e po bëhet më shqetësues.

Por së fundmi, është nxjerrë një analizë e detajuar, pas trajtimit të 99 pacientëve të parë, e cila është publikuar në Lancet Medical Journal.

Çfarë i shkakton trupit ky koronavirus i rrezikshëm?

Fillimisht pacientët përjetojnë pneumoni, mushkritë e tyre ishin plot me inflamacione, ndërsa tubat ku oksigjeni kthehet në ajër, mbushen me ujë.

Kjo është simptoma të cilën përjetojnë të gjithë pacientët pa përjashtim, ndërsa simptomat e tjera ndryshojnë në varësi të pacientit.

Sipas analizës së ekspertëve, nga 99 pacientë të trajtuar:
82 persona kanë përjetuar ethe
81 persona kanë pasur kollë
31 persona kanë përjetuar vështirësi në frymëmarrje
11 persona kanë përjeuar dhimbje muskulare
9 persona kanë përjetuar konfuzion
8 persona kanë përjetuar dhimbje koke
5 persona kanë pasur fytin të thatë

Vdekjet e para:

Dy pacientët e parë të cilët ndërruan jetë dukeshin të shëndetshëm, por ishin duhanpirës prej shumë kohësh, dhe kjo duket se ka dobësuar mushkëritë e tyre. Viktima tjetër një 61 vjecar, kishte pneumoni akute dhe mushkëritë e tij e kishin të pamundur të prodhonin oksigjen.

Ai vdiq 11 ditë pasi u prek nga virusi. Pjesa më e madhe e viktimave kanë pasur dëmtime të mëdha të mushkërive, deri në momentin që yemra pushon së funksionuari.

Shkencëtarët kanë dalë në konkluzionin se sëmundjet kronike janë fatale për personat e prekur nga ky koronavirus.


Shtuar 30.01.2020 17:38