Çfarë e trembi Ramën që u tërhoq nga paketa anti-shpifje?

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla ka deklaruar sot në Kuvend se do të shtyhet shqyrtimi i dekretit të Presidentit.

Kjo pasi ata kanë vendosur të presin qëndrimin e Venecias për paketën anti-shpifje.

Më herët, kryeministri ka këmbëngulur për paketën anti shpifje me qëllim vendosjen e limiteve të medias, kryesisht asaj online mbi atë se deri ku ajo mund të shprehet ndaj një personi konkret apo një ngjarjeje të caktuar.

Por ccfarë e shtyu Ramën të tërhiqet nga cënimi i të drejtës së shprehjes dhe censurimit të medias online?

Ditën e djeshme reporterit për Shqipërinë në Parlamentin Evropian i cili foli qartë duke kritikuar këtë paketë, dhe madje duke paralajmëruar se nëse do të miratonte këtë ligj pa ndryshimet e rekomanduara, atëherë “qeveria Rama” do të rrezikojë edhe hapjen e negociatave.

Kjo në fakt e bëri mazhorancën e majtë që të tërhiqej nga miratimi i këtij ligji. Ajo kishte refuzuar të tërhiqej edhe pse gjithë organizatat e medias ishin kundër kësaj pakete, edhe pse Presidenti i Republikës e ktheu sërish për rishqyrtim në parlament.

Kështu, Rama pas presionit të të huajve hoqi përfundimisht dorë nga paketa antishpifje./albeu.com


Shtuar 30.01.2020 13:24