Pasuritë e krimit do të bllokohen menjëherë, pa pritur vendimin e gjykatës, ndërkohë që fati i tyre do të përcaktohen nga Agjencia e Administrimit Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara bashkë me një Komitet Ndërinstitucional të ngritur për këtë qëllim.
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka miratuar të premten nen për nen ndryshimet përkatëse në ligjin për “për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara”, të cilat zgjerojnë ndjeshëm kompetencat Agjencisë si dhe Komitetit ndërinstitucional.
None found
Ndryshimet u argumentuan në Komision nga Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, sipas të cilit Agjencia e Administrimit të këtyre aseteve nuk do jetë më nën Ministrinë e Financave, por në atë të Brendshmen.
Ndërkohë që Agjencisë i shtohen edhe kompetencat: deri tani administronte vetëm pasuritë anti-mafia, me ligjin e ri edhe te krimit në përgjithësi. Ndryshime pësojnë edhe kompetencat e Komitetit ndërinstitucional, i cili deri tani ka pasur rol këshillimor, tani vendimmarrës.
Ligji i ri parashikon shitjen e disa lloje pasurish të luajtshme ende pa u marrë një vendim nga Gjykata për fajësinë e autorit. Lamallari tha se ky veprim bëhet për të shmangur kostot që lindin nga degradimi apo amortizimi i tyre, siç mund të jetë rasti i automjeteve apo gjësë së gjallë.
Deputetët e opozitës ngritën pikëpyetje mbi faktin që sekuestrimi bëhet para vendimit të gjykatës, dhe s’i do të veprohet me pronat në rast se i dyshuar shpallet i pafajshëm. Lamallari solli shembullin e Anglisë, ku sekuestro vihet menjëherë me nisjen e procedimit penal, dhe pronat administrohen nga shteti deri në momentin e vendimit të gjykatës.
Ndryshimet ligjore do të shoqërohen edhe me krijimin e një Agjencie që do të rekuprojë pasuritë e krimit, e cila do të ngrihet pas disa vizitave studimore në vende që e aplikojnë prej kohësh këtë praktikë./SCAN
Prokuroria e Tiranës, ka marrë në pyetje pesë të mitur, të cilët nga këqyrja e kamerave të sigurisë shfaqen duke…
Klubi i Bërnlit, ka mësuar këtë mesjavë fatin e tij pasi me humbjen përballë Mançester Sitit, ka rënë matematikisht nga…
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Pazarin e Vjetër në Korçë, ku një konflikt…
Një sherr ka ndodhur në Pazarin e Vjetër të Korçës, ku një konflikt mes disa personave ka përfunduar me përdorimin…
Shpenzimet kapitale nga buxheti i shtetit, ishin vetëm 5,2 miliardë lekë, rreth 53 milionë euro në tremujorin e parë të…
Një publikim i fundit i Eurostat, “Digjitalizimi në Europë”, që jep të dhëna mbi aftësitë bazë digjitale të shteteve të…