sport

Armando Brojës mund t’i duhet ta nisë nga e para, te Bërnli janë gati për vendimin drastik

Klubi i Bërnlit, ka mësuar këtë mesjavë fatin e tij pasi me humbjen përballë Mançester Sitit, ka rënë matematikisht nga kategoria dhe në edicionin e ardhshëm do të luajë në Championship.

Në klub ka një situatë madhore që ka ardhur koha të trajtohet, ajo e trajnerit.

Të lidhura

None found

Skot Parker ishte ai i cili ngjiti ekipin në elitë, por skuadra në të cilën në verë u afrua si përforcim edhe Armando Broja, bëri shumë pak nga ajo që pritej prej saj, pasi pas 34 ndeshjesh në Premier Ligë, ka fituar vetëm 4 të tilla.

Drejtuesit i kishin qëndruar në krah trajnerit gjatë gjithë sezonit, duke mos e vënë në diskutim, por mediat pranë klubit kanë mësuar se tashmë do të ketë në ditët në vijim një mbledhje, për të përcaktuar nëse Parker meriton konfirmimin apo jo për sezonin e ardhshëm.

Situata nuk duket pozitive për trajnerin, i cili pas ndeshjes me Sitin thekoi edhe një herë se detyra e tij kishte qenë që të nxirrte maksimumin nga grupi i lojtarëve dhe e kishte bërë një gjë të tillë.

Por nëse vendoset për ndërrimin e trajnerit, për të gjithë praktikisht nis vlerësimi nga e para i hierarkisë në ekip para syve të emrit të ri që do të vijë në drejtim.

Kjo vlen edhe për Brojën, i cili duhet të provojë nga e para se sa vlen dhe nëse meriton të ketë minuta te Bërnli në sezonin e ardhshëm, edhe pse në Championship.

Parker kishte qenë ai që kishte insistuar për afrimin e sulmuesit ndaj për Brojën gjërat mund të jenë shumë më të vështira pa të në drejtim.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

4 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

4 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

5 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

5 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

5 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

5 hours ago