Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një burrë ka qëlluar gruan me të cilën ishte në process divorci dhe djalin e tij dhe më pas ka tentuar që të vetëvritet.
Mediat italiane shkruajnë se autori i ngjarjes është një 67-vjeçar, ish-roje sigurie. Ai dhe bashkëshortja e tij 63-vjeçare kanë ndërruar jetë nga plagët e rënda, ndërsa djali i tyre është në gjendje kritike.
Policia vendase ka njoftuar se 44-vjeçari kishte ndërhyrë për të mbrojtur nënën e tij, por e kapi plumbi i armës me të cilën babai i tij i qëlloi nënën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur kur gruaja dhe djali i 67-vjeçarit kishin shkuar në shtëpinë e tij për të marrë rroba dhe sende të tjera personale, pasi ata ishin larguar nga banesa.
Në kulmin e një grindje të ashpër me gruan e tij (e cila shpërtheu për arsye që nuk dihen ende), ai fillimisht e qëlloi me thikë dhe më pas me armë. Ndërsa plumbi preku djalin, duke parë situatë, u vetëvra.
“Kjo vrasje është si pasojë e koronavirusit. Njerëzit kanë frikë nga ideja e vdekjes, nervat janë të tensionuar. Shpresojmë që mjekët së shpejti të gjejnë trajtime të vërteta dhe një vaksinë, sepse kjo nuk është jetë”, thanë disa nga banorët e lagjes për mediat italiane.
