Breshëri plumbash, si gjetën vdekjen dy shokët në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës ku si pasojë e një atentati kanë gjetur vdekjen dy persona.

Viktimat janë Anxhelo Avdiaj dhe Dorian Shkoza.

Dorian Shkoza kishte qenë në burg, ku ishte dënuar me 8 vite heqje lirie për trafik të lëndëve narkotike.

Shkoza kishte lënë qelinë në vitin 2010, por duket se e kanë ndjekur pas problemet që lidhen me trafikun e drogërave në qytetin bregdetar të Durrësit.

Ajo që e bën dhe më interesante situatën është fakti se Shkoza ka qenë subjekt i OFL-së, po ende pa iu përmendur emri.

Pas atentatit është gjetur gjysmë e djegur makina që dyshohet se kanë përdorur autorët në vrasjen e dyfishtë. Mjeti është gjetur në afërsi të Bishtit të Zhurit, në rrugën ku futesh për në Rrogozhinë, dhe dyshohet se janë larguar prej aty me një mjet tjetër.

Mjeti që është përdorur në këtë ngjarje të rëndë, i ka pasur targat e vjedhura.

Ndërkohë, pistat që policia po heton është ajo e përfshirjes në trafikun e drogës të viktimës dhe prishjes së pazareve, ndërsa pista e dytë është e ndonjë konflikt të mëparshëm mes viktimave dhe autorëve. /albeu.com/


Shtuar 3.03.2020 07:18