Categories: Uncategorized

Brenda shtëpisë së tragjedisë, policia gjeti Bibla dhe Anisën të mumifikuar (VIDEO)

Vijojnë të zbulohen detaje nga ngjarja që ka tronditur vendin tonë, ku nënë e bijë u vetëflijimin për t’u ringjallur sipas mësimeve të një sekti fetar të krishterë.

Abcnews.al ka publikuar pamje nga një prej dhomave të shtëpisë ku Zhaneta dhe Anisa Josifi u gjetën të vdekura, ndërsa policia arriti të mbërrijë në kohë duke shpëtuar Blerta Josifin.

Të lidhura

None found

Në mur duken fotot e familjes Josifi, ku në krah të djathtë është ajo e Llukë Josifit, i cili ka ndërruar jetë duke u hedhur nga lartësia disa vitë më parë, ndërsa në të majtë Zhaneta me njerën nga vajzat në krah.

Policia e gjeti trupin e Anisa Josifit të dekompozuar dhe të mbuluar me batanije dhe jorganë, ndërsa në ambientet e shtëpisë kishte mjaft fletëpalosje me përmbajtje fetare si edhe Bibla.

Dyshohet se gratë janë indoktrinuar nga një sekt fetar i krishterë duke mbërritur në gjendje depresive, gjë e cila duket se ka sjellë edhe tragjedinë.

Paraprakisht mendohet se Anisa Josifi ka vdekur prej më shumë se një viti dhe mbahej në shtëpi duke ia lyer trupin me vaj ulliri dhe uthull, ndërsa Zhaneta mendohet të ketë ndërruar jetë 2-3 ditë më parë.

Pikërisht ky fakt ka alarmuar edhe vëllain e saj, i cili njoftoi policinë kur e motra nuk i përgjigjej në telefon.

të fundit

Enio Jaço ngre alarmin për zhvillimet në vend: Balluku nën akuza, Vlora Hyseni në arrest dhe hetime për lidhje mes krimit e pushtetit

Zhvillimet e fundit në vend kanë sjellë një reagim nga ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, i cili…

9 minutes ago

A e vrau Hitleri mbesën e tij? Dokumente arkivore tronditëse rihapin misterin gati 100-vjeçar

Një sërë dokumentesh arkivore të zbuluara herë pas here ngre dyshime të forta që Adolf Hitleri mund të ketë vrarë…

13 minutes ago

Roberto Carlos rrëfen si mbeti pothuajse pa asgjë: Agjentët dhe familja më shkatërruan financiarisht

Legjenda braziliane e futbollit, Roberto Carlos, ka rrëfyer se gjatë karrierës së tij humbi deri në 99 përqind të parave…

13 minutes ago

Ursula von der Lajen të premten viziton Shkupin

Komisioni Evropian në brifingun e së premtes me gazetarët e konfirmoi turneun e presidentes Ursula Von der Lajen në Ballkanin…

18 minutes ago

Filipçe paralajmëron: Rrezik që Maqedonia të izolohet nga rruga evropiane

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në takimin e sotëm me delegacionin nga Senati i Republikës së Francës, shprehu shqetësim serioz…

18 minutes ago

Nata e dhjetë e protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, mbështetje për UÇK-në dhe drejtuesit e saj në Hagë

Edhe sonte, natën e dhjetë me radhë qytetarët u mblodhën në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën “Jo në emrin…

26 minutes ago