Categories: Uncategorized

Zbardhet ekspertiza: Kur dhe pse vdiqën Anisa e Zhaneta Josifi

Zbardhen të tjera detaje të rënda nga ngjarja e rëndë që ka tronidut Shqipërinë ku nënë e bijë u vetëflijuan.

Abcnews.al ka siguruar të dhënat e ekspertizës që i është bërë trupit të 30 vjeçares, e cila mbahej e vdekur prej më shumë se 1 viti në shtëpi duke ia lyer trupin me vaj dhe uthull, gjë e cila ka shkaktuar mumifikim të trupit të saj në pjesën e jashtme, ndërkohë që prej muajsh në pallat ishte shpëerndarë era e keqe e trupit të dekompozuar.

Të lidhura

None found

Siç raportohet edhe në ekspertizë nëna e Anisës, Zhaneta Josifi ka ndërruar jetë vetëm një ditë para se policia të ndërhynte në shtëpinë e tyre duke zbuluar ngjarjen horror që tronditi Tiranën.

Zhaneta Josifi u gjet e vdekur në dysheme, ndërsa Anisa Josifi në krevatin e saj në dhomë, e mbuluar me jorganë dhe batanije, ndërsa trupi i ishte lyer me vaj dhe uthull nga nëna dhe motra e saj, Blerta.

Kjo e fundit është gjetur gjallë në shtëpi nga policia duke bërë të mundur që t’i shpëtohet jeta pasi kishin kohë pa ngrënë.

Ekspertiza ka konstatuar se Anisa dhe Zhaneta Josifi kanë ndërruar jetë për shkak të mos ushqyerjes me qëllim pasi gratë ndiqnin ritet e një sekti fetar të krishterë, sipas të cilit pas kësaj sakrifice ato prisnin ringjalljen në krah të Jezusit për të jetuar në Parajsë.

Gratë kanë zgjedhur që të mos ushqehen prej një kohe të gjatë. Ato ishin mbyllur prej kohësh në shtëpi, ndërsa policia ka gjetur te lidhur me litarë derën e jashtme të shtëpisë, e cila ishte bllokuar nga gratë në mënyrë që askush të mos futej aty.

Në shtëpi janë gjetur dy Bibla si edhe fletushka të tjera me përmbajtje fetare të krishterë.

Vajzat dhe nëna kishin frekuentuar Dëshmitarët e Jehovait për vite me radhë, ndërsa sëfundmi nuk dihet nëse kishin patur apo jo kontakte me këtë sekt fetar.

Teologët nuk kanë ende asnjë shpjegim për ritin e çuditshëm që ato ndoqën për të vdekur si edhe shkakun se përse përdorën vaj dhe uthull për trupin e Anisës.

Gjithçka që ka zbuluar ekspertiza për vdekjen e Anisa dhe Zhaneta Josifit është konfirmuar edhe nga Blerta Josifi.

Abcneës.al ka siguruar dëshminë që ajo ka dhënë në polici ku ka deklaruar me detaje shkakun se përse vepruan në këtë mënyrë si edhe praktikat e ndjekura. Blerta Tregon se kishin qenë fillimisht me Dëshmitarët e Jehovait dhe më pas tek Kisha Ungjillore në Tiranë. Ajo tregon se nuk kishin ngrënë prej 40-45 ditësh dhe pinin vetëm ujë duke pritur ringjalljen e Anisës. “Çfarë lexonim në Bibël ia bënim Anisës dhe prisnim të ringjallej”, tregon Blerta Jofisi.

të fundit

Ferit Hoxha congratulates Justina Shiroka-Pula: Albania will support Kosovo

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ferit Hoxha ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së…

56 seconds ago

Ali Ahmeti welcomes the political solution in Kosovo and congratulates President Shiroka-Pula

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në Kosovë dhe zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në…

1 minute ago

Koci addresses the Constitutional Court over the presidential vote after midnight

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese njoftimin për, siç pretendon ai, moszbatimin e…

2 minutes ago

Mitrovica’s new bridge nearing completion

Punimet për ndërtimin e urës së re në Mitrovicë kanë hyrë në fazat e fundit të realizimit. Sipas Ministrisë së…

2 minutes ago

Rama on Kosovo’s new president: I wish you prosperity and success during this difficult period

Pas një ngërçi të zgjatur politik, Kosova i jep fund një prej nyjeve të rëndësishme institucionale, duke zgjedhur Presidenten e…

3 minutes ago

Pas ekzekutimit të dështuar, 50-vjeçarja zgjohet dhe flet, por mbetet në gjendje kritike dhe e lidhur në shtratin e spitalit

Christa Pike, 50 vjeçe, është zgjuar dhe ka nisur të flasë, gjashtë ditë pasi ekzekutimi i saj me injeksion vdekjeprurës…

3 minutes ago