Vëtflijimi i nënës dhe vajzës në Kombinat të Tiranës ka shkaktuar një reagim të madh në të gjithë opinionin shqiptar e jo vetëm.
Një grupim i “Dëshmitarëve të jehovait”, të cilët fjalët e tyre i publikojnë në revistën quajtur “Guard Toëer” apo “Kulla e rojes”, dyshohet se ka rekrutuar familjen Josifi nga Përmeti që çoi në vetëflijimin e Zhaneta Josifit dhe njërës prej vajzave.
None found
Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se gjithë familja është rekrutuar nga ky sekt rreth 6 vite më parë në Tiranë. Pas vetëvrasjes së kryefamiljarit, Lluka Josifi, Zhanetës dhe dy vajzave u është dhënë ndihmë financiare nga ky sekt duke bërë që të krijonin marrëdhënie të ngushtë me to, shkruan tvklan.
Ky grupim, pjesë e Dëshmitarëve të Jehovait, ka për qëllim afrimin e sa më shumë njerëzve. Në publikimet e shumta që gjenden online për këtë sekt bie në sy përgjigjja e pyetjes çfarë ndodh kur vdesim.
“Bibla mëson se Perëndia mund t’i zgjojë të vdekurit, si të thuash nga gjumi, dhe t’i rikthejë në jetë. Për ata që Perëndia ringjall, vdekja nuk është fundi i gjithçkaje”.
Dyshohet se ky sekt mund të kenë predikuar dhe aplikuar metoda ekstreme, duke çuar në vetëflijimin e Zhaneta dhe Anisa Josifit. Të njëjtat burime thanë se po hetohen personat që kanë hyrë muajt e fundit në banesën e familjes Josifi në Kombinat, të cilët mendohet se kanë ndjekur ritualin për ringjalljen e Anisa Josifit.
Këta persona dyshohet se ishin në dijeni për vdekjen e 30-vjeçares dhe i kanë sugjeruar edhe nënës dhe vajzës së saj të sakrifikonin, duke mos ngrënë, apo duke mos dalë fare nga banesa.
Policia dhe prokuroria presin dëshminë e Blerta Josifit për të mësuar si humbi jetën Anisa. Burimet thanë se nëse vërtetohet se persona të jashtëm kanë hyrë në banesë dhe kanë sugjeruar të ndiqet një ritual i caktuar, atëherë ndaj tyre mund të ngrihet edhe akuzë për vrasje.
I akuzuari për krime lufte kundër popullatës civile gjatë vitit 1999 në Kosovë, Ramadan Morina, është sjell para Gjykatës Themelore…
Nga LSDM thonë se "për Alta Bankën, e gjithë përgjegjësia është e Hristijan Mickoskit dhe Trajko Slaveskit, ata e sollën…
Sot në mbrëmje, do të përfundojë xhiro e katërt e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Shtatë ndeshje do…
Lamine Yamal vazhdon të thyejë rekorde. Sulmuesi i krahut të djathtë i Barcelonës vazhdon të shkruajë emrin e tij në…
Avokatët e Christa Pike kishin paralajmëruar autoritetet amerikane për rreziqet serioze shëndetësore që mund të sillte ekzekutimi i saj me…
Një sulm kibernetik ka vënë në shënjestër instalimet frigoriferike që përdoren nga Shërbimi Kombëtar i Gjakut në Francë, duke rrezikuar…