Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Kombinat ku u gjetën të vetëflijuara nënë e bijë kanë qenë të shumtë qytetarët që kanë informuar policinë mbi personat që takoheshin me tre gratë e familjes Josifi vitet e fundit.
Sipas dëshmive të tyre, Zhaneta dhe Anisa janë parë në zona të ndryshme të Tiranës duke shpërndarë broshura të “Dëshmitarëve të Jehovait”.
None found
Një ndër materialet që grupi hetimor ka në cilësinë e provës është edhe një fotografi ku e ndjera Anisa Josifi shfaqet në shoqërinë e gjashtë personave, ende të paidentifikuar, por që dyshohen si të huaj dhe të përfshirë në sekte fetare.
Jo pak mister janë për policinë dhe prokurorinë dy persona, një burrë dhe një grua të cilët vizitonin familjen Josifi.
Sipas dëshmitarëve këta të dy kanë qenë të vetmit persona që kanë vizituar gratë në banesë muajt e fundit.
Paraprakisht, hetuesit kanë dyshimet se burri dhe gruaja janë pjesë e një prej sekteve fetare që frekuentonte familja Josifi.
Në sajë të hetimeve paraprake, grupi hetimor shprehet se ka dyshime të forta që vajzat të kenë pasur kontakte me një grua të një tjetër sekti fetar pas shkëputjes nga “Dëshmitarët e Jehovait” dhe nga “Kisha Ungjillore”.
Kjo gjë, sqaruan burimet pritet të zbardhet nga dëshmia më e plotë që oficerët do t’i marrin sërish Blerta Josifit, menjëherë sapo gjendja e saj mendore e shëndetësore të jetë më e qëndrueshme.
Në banesën e tre grave të familjes Josifi, policia gjeti dy bibla, si dhe një fletore e disa copa letrash me mbishkrime dore në të cilët ishin shkruar thënie të marra prej Biblës dhe broshurave të “Dëshmitarëve të Jehovait”. /Abcnews
I akuzuari për krime lufte kundër popullatës civile gjatë vitit 1999 në Kosovë, Ramadan Morina, është sjell para Gjykatës Themelore…
Nga LSDM thonë se "për Alta Bankën, e gjithë përgjegjësia është e Hristijan Mickoskit dhe Trajko Slaveskit, ata e sollën…
Sot në mbrëmje, do të përfundojë xhiro e katërt e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Shtatë ndeshje do…
Lamine Yamal vazhdon të thyejë rekorde. Sulmuesi i krahut të djathtë i Barcelonës vazhdon të shkruajë emrin e tij në…
Avokatët e Christa Pike kishin paralajmëruar autoritetet amerikane për rreziqet serioze shëndetësore që mund të sillte ekzekutimi i saj me…
Një sulm kibernetik ka vënë në shënjestër instalimet frigoriferike që përdoren nga Shërbimi Kombëtar i Gjakut në Francë, duke rrezikuar…