Braçe “ndihmon” Sali Berishën: 4 zonat e përshtatshme për të garuar për deputet

“Jam i bindur se Sali Berisha do ishte fiks si deputet ne Bulevard!”

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD-së, Lulizm Basha, i cili konfirmoi kandidaturën për deputet të ish-kryeministrit Berisha, por pa dhënë më tepër detaje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe ka ironizuar përgjigjen e Bashës:

“Berisha të kandidojë ku të dojë”, kur në formë këshille jep disa ide se për cilin qark të shpallë kandidaturën lideri historik i demokratëve.

Ndërsa, përmend disa nga ngjarjet më të bujshme ndër vite, si shpërthimi i Gërdecit, vrasja e 4 protestuesve në bulevard, marrëveshja e detit me Greqinë në 2009, apo spastrimet në Tropojë, Braçe thotë që Berisha të kandidojë në një nga këto zona.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

Ja kaq ishte;
VRASESI NUK E VRET DOT KURRE URDHERDHENESIN!
Perkundrazi,
urdhershenesi mund te qerroje edhe vrasesin!
Por deri atehere,
jane te detyruar te jene bashke,
kudo, ku te doje AY!
Tani a e mbani mend ate komisionin qe ishte risia e madhe e demokratike me profesora famoze qe do bente pastrim?
Vate!
Ai ishte per te fshehur KUNOTIN, per ta bere me demokratik procesin KUNOTI!
Tani profesorat kane nje detyre:
Ti gjejne zonen SALY BERISHES!
Kaq!
A ju japim nje dore?
Une them te kandidoje ne Tropoje!
E ka pastruar tani duke vrare e varrosur dhjetera kundershtare!
Por mendoj edhe Gerdecin.
Aty mund te jete edhe garanti me i afert per biznesin e boronicave ne pritje te rikthehet per tu marre me bombat metalike qe kane mbetur!
Po edhe ne Sarande mund te jete!
Aty e duan te gjithe, imagjinoni, i vetmi pas Skenderbeut, ky shtoi territorin shqiptar ne Sarande!
Por jam i bindur se Saly Berisha do ishte fiks si deputet ne Bulevard!
Ay eshte unik aty,
eshte i vetmi qe nga fashizmi qe ka pushkatuar kundershtare aty!
Si mendoni ju?


Shtuar 18.09.2020 21:00