Rasti i kryeministrit të Britanisë, Boris Johnson i cili u prek nga Covid-19 vetëm pak javë më parë bëri xhiron e botës.
Ai fatmirësisht arriti të shërohej duke iu rikthyer shumë shpejt punës. Por gjërat paskan qenë vërtet të rënda dhe këtë e ka pranuar vetë Johnson.
Ai ka thënë se mjekët kishin përgatitur njoftimin e vdekjes së tij, pas shtrimit në spital. Johnson qëndroi një javë në spitalin “St Thomas” në Londër , ku tre nga ato ditë në kujdes intensiv, pasi ai testoi pozitiv për virusin në 27 Mars.
Ai i tha në një intervistë për “The Sun on Sunday:
“Ata kishin një strategji për ta bërë atë sipas një skenari të tipit ‘vdekja e Stalinit’. Unë nuk isha në një gjendje të mirë shëndetësore dhe e dija se kishte plane emergjente. Mjekët kishin të gjitha llojet e përgatitjeve se çfarë të bënin nëse gjërat shkonin keq”.
“Nuk po kuptoja dot më asgjë. Treguesit vazhdonin të shkonin në drejtim të gabuar dhe pyesja veten: Si do të dal nga kjo? Më pas erdhi momenti i keq kur ishte 50 me 50 mundësia që mjekët të vendosnin një tub poshtë laringut”, shtoi ai.