Blindohet Bulqiza! Zbardhet në kohë rekord gjobëvënia ndaj biznesmenit, në kërkim autori

Policia e Shtetit ka zbuluar në kohë rekord autorin e gjobvënies që u pësua nga breshëria e armës në Bulqizë.

Pak orë më parë në Bulqizë u qëllua me breshëri ndaj një biznesmeni të njohur në zonë, G.B., ku në vendngjarja u gjetën 5 gëzhoja.

Biznesmeni është dorëzuar në polici ku ka denoncuar se dikush e kishte gjobitur dhe i kërkonte para ose do t’a vriste.

Bashkë me policinë, biznesmeni Balla ka shkuar ne vendin e takimit, por është pikasur nga autori i cili ka qëlluar me breshëri në ajër.

Policia menjëherë ka identifikuar personin që dyshohet për këtë vepër penale dhe ka nisur kërkimin në zonë.

“Falë reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale, Policia identifikoi shtetasin F.Sh, i cili kishte telefonuar dhe kërcënuar shtetasin G.B.”-njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Policia identifikon dhe vijon kontrollin e zonës për kapjen e autorit të kërcënimit për vënie gjobë ndaj një biznesmeni.

Me datë 19.06.2020, shtetasi G.B, (biznesmen), është paraqitur në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë dhe ka bërë kallzim, i cili ka deklaruar që është telefonuar dhe kërcënuar për vënie gjobë nga një shtetas.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale, Policia identifikoi shtetasin F.Sh, i cili kishte telefonuar dhe kërcënuar shtetasin G.B.

Në vijim të veprimeve për kapjen e autorit, policia ka shoqëruar biznesmenin në vendin ku i kishte kërkuar autori që të paraqitej.

Shtetasi F.Sh, i cili ishte fshehur rreth 500 metra në shpatin e malit, ka qëlluar në ajër dhe është larguar me shpejtësi.

Shërbimet e policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit. /albeu.com/


Shtuar 19.06.2020 20:51