Biologu i njohur thirrje shqiptarëve: Ka nisur vala e dytë e COVID-19, do të jetë më e rëndë

“Tani kemi një valë të dytë të cilën nuk e dimë se kur do ta arrijë pikun, por me shumë gjasa do të jetë shumë më e rëndë se e para…”

Profesor Et’hem Ruka në një shkrim në media sociale ka përshkruar situatën e Covid19 në vendin tonë.

Ai shkruan se situate po vjen duke u përkeqësuar edhe pse njerëzit i janë kthyer jetën normale dhe nuk po zbatojnë rregullat e rekomanduar dhe se duhet të bëjnë kujdes.

Ruka shkruan se kjo është një valë e dytë që nuk dihet kur do e arrijë pikun dhe se do të jetë më e rëndë se e para.

Statusi i plotë:

22 QERSHOR 2020: SITUATA E COVID-19 NE VENDIN TONE

Situata e pandemise ne vendin tone po vjen duke e perkeqesuar, nderkohe qe njerzit i jane kthyer jetes normale dho jo te gjithe zbatojne rregullat e rekomanduar nga mjeket.

Sot pershembull, numri i te shtruarve ne spital arriti ne 82 paciente. Ky numer te shtruarish u shenua vetem me daten 2 prill.

Sic shihet nga grafiku vijezor, piku i pare i shtrimeve u shenua ne fillim te prillit.

Tani kemi nje vale te dyte te cilen nuk e dime se kur do ta arrije pikun, por me shume gjasa do te jete shume me e rende se e para.

Po ashtu numri i individeve pozitiv arriti 792 te cilet perbejne edhe arsenalin e infektimit te individeve te shendoshe. Ne realitet ky numur duhet te jete edhe me i madh se kaq.

Ky eshte numri me i larte i shenuar qe nga fillimi i pandemise. Kam konstatuar se informacionet per covidin nuk kane me interes, megjitahte une do vazhdoj t’i informoj miqte e mi virtuale ne Fb.

Te gjitha te dhenat mbeshteten vetem ne rezultatet e komunikuara zyrtarisht nga Ministria e Shendetesise.


Shtuar 22.06.2020 17:41