Bie nga shtylla, 50-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë. Një 50-vjeçar ka rënë nga një shtyllë në fshatin Fitore të Vlorës e për pasojë gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Nga informacionet paraprake mësohet se burri emri i të cilit nuk është zbuluar ende, po rregullonte linjën e internetit, por nuk dihet nëse ka qenë një veprim vullnetar përfshirja e tij në këtë punë apo është punonjës i ndonjë kompanie.

Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë pasi ka marrë dëmtime në kokë dhe në trup.


Shtuar 31.08.2020 17:52