Ish kryeminsitri Sali Berisha me anë të një postimi në Facebook ka bërë një denoncim të rëndë të ndodhur në Lezhë.
Qytetari shkruan se në Kune të Lezhës janë ulur avionë me drogë dhe dy furgona ishin duke i pritur aty në zonë.
Ngjarja sipas qytetarit ka ndodhur dy ditë më parë, ndërkohë që bashkë me mesazhi denoncuesi dixhital ka nisur edhe disa foto të avionëve që pretendon se ishin me drogë.
Postimi i plotë
Narkoflota e Narkoshtetit nuk ndalet! Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital! sb
“Përshëndetje z.Berisha në Lezhë sot më datën 1 mars të 2020 në Kune të Lezhës janë ulur dhe ishin dy furgona duke pritur aty,”-shkruan qytetari.