Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mbrëmjen e sotme një foto të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj në shoqërinë e një trafíkanti droge sipas tij.
Duke iu referuar një mesazhi të mbërritur në adresë të tij nga një efektiv policie, Berisha shkruan se Lleshaj ndodhet në shoqërinë e Altin Shtjefnit për të cilin thotë se është i dënuar në Francë për trafik droge. Sipas efektivit që i referohet ish-kryeministri, Shtjefni është dënuar në Francë.
“Gjeneral Hasháshi shoqerohet me trafíkant droge! Lexoni denoncimin, mesazhin dhe shikoni foton e policit digjital.
Sb Pershendetje dr sot ministri Lleshaj me te dènuarin per trafík droge ne france Altin Shtjefni quhet zotria qe kame qarkuar me te zeze”, shkruan Berisha.
