Berisha bën bilancet: Dje në shesh ishin 500 mijë njerëz

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas manifestimit të presidentit Meta, mbrëmjen e djeshme.

“Përshëndetje vëllazërore për çdo pjesëmarrës në këtë miting shprese, në këtë miting që shënon fillimin e fundit të narkoshtetit”, u shpreh Berisha ditën e djeshme në manifestim.

Ish-kryeministri ka reaguar sot në rrjetet sociale, ku shoqëruar me një foto shkruan se populli shqiptar është i vendosur që të mbrojë Kushtetutën.

Statusi:

Populli i vendosur te mbroj kushtetuten dhe te permbyse narkoshtetin dhe puçin e tij!

Nderim te madh 500.000 qytetareve qe i dolen zot kushtetutes ne Tirane dhe i futen tmerrin ne shpirt dhe lepurin ne bark narkoshtetit dhe kreut te tij puçistit Edvin Mafise.

Rama ik! Fitore!


Shtuar 3.03.2020 16:23