Berati në zi, përcillen për në banesën e fundit 75-vjeçari me dy nipat

Tre viktimat e tragjesidë së djeshme në Berat do të përcillen sot për në banesën e fundit.

Fshati Dushnik i Beratit u trondit ditën e djeshme pasi tre persona gjetën vdekjen duke pastruar një pus.

Kamber Hoxha, 75 vjeç, Neim Hoxha, 46 vjeç si dhe Gentjan Golashi, 45 vjeç (Njëri prej viktimave Kamberin e kishte xhaxha, e tjetri daje) do të varrosen sot në orën 14:00 pranë varrezave të fshatit të tyre, në një ceremoni të diktuar nga rregullat për shkak të koronavirusit.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 7:20 të mëngjesit, në oborrin e banesë së Kamber Hoxhës. Ky i fundit kishte hyrë të pastronte pusin që kishte në oborr, ndërsa ai ishte i mbyllur prej kohësh. Por në tentativa për ta pastruar, ai u bllokuar brenda, ndërsa nipi i tij, Gentiani hyri i pari që ta shpëtonte, por në pamundësi, u asfiksua edhe vet.

Pasi u njoftua për ngjarjen, ndërhyri edhe Neimi, i cili po ashtu për fat të keq mbeti i bllokuar.


Shtuar 8.05.2020 08:53