Benzi përplaset me autobotin në Durrës

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën hyrëse të qytetit bregdetar të Durrësit, pranë stacionit të trenit.

Një automjet tip Benz me targa AA543GA është përplasur nga një autobot i një kompanie private, teksa dilte nga rrethrrotullimi.

Për shkak të shpejtësisë së ulët në këtë aks urban nuk ka pasur pasoja për jetën, po trafik të rënduar këtë të shtunë. Policia rrugore ndodhet në vendngjarje.


Shtuar 19.09.2020 10:56