“Benzi” aksidenton për vdekje 60 vjeçarin në Lushnje

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnje.

Viktima është identifikuar me inicialet L.Sh., 60 vjec, banues në Lushnje. Ai po udhëtonte me biçikletë kur u perplas nga një automjet tip “Benz” që po drejtohej nga shtetasi me inicialet E.B.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Një tjetër áksident u regjistrua pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Dy automjete dhe një motor janë perplasur dhe për pasojë drejtuesi i motorit përfundoi poshtë makinës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 në afërsi të “Nënkalimit” dhe drejtuesi i lenduar është dërguar me urgjencë në spital. Mësohet se ka pësuar fraktura të rënda dhe është në gjendje të rendë.

Informacion paraprak: Sot rreth orës 18:00, në aksin rrugor Rrogozhinë –Lushnje, në afersi të fshatit Dushk, shtetasi E. B. duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka áksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin L. Sh., 60 vjeç, banues në Lushnje, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 18.07.2020 17:22