Bëni gati 100 plus! Për të udhëtuar nga pika kufitare Kapshticë, duhet të keni bërë tamponin COVID-19

Pika Kufitare e Kapshticës ka nxjerrë rregulla të reja për kalimin e shqiptarëve drejt Greqisë.

Mësohet se të gjithë përsonat që duan të udhëtojnë nëpërmjet kësaj pike kufitare duhet të dorëzojnë rezultatin negativ të tamponit COVID-19.

Burimet bëjnë me dije se secili qytetar duhet të ketë rezultatin e testit me afat jo më larg se 72 orë.

Ky rregull i ri nuk do të përjashtojë as shtetasit grekë, ndërkohë që kostot te kryerjes së tamponit duhet të mbulohen nga vetë qytetarët. Vetëm një tampon do të kushtojë 98 euro.

Ndërsa pas datës 16 gusht pritet të aplikohet karantinimi i shtetasve që kalojnë kufirin.


Shtuar 11.08.2020 20:58