Bënë “luftë” për prishje pazaresh, merret vendimi për katër të rinjtë

Katër të arrestuarit pas përplasjes me armë zjarri në qendër të qytetit të Shkodrës pak ditë më parë kanë dalë gjatë ditës së sotme përpara Gjykatës së Shkodrës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën “Arrest me burg”për katër të arrestuarit.

27-vjeçari Liridon Lushi, 31-vjeçari Arghend Rexha, 28-vjeçari Ension Buraku dhe 22-vjeçari Riad Xheladini qëlluan me breshëri plumbash mbrëmjen e 6 Shkurtit, në qendër të pedonales së Shkodrës, ndaj një makine të tipit “BMW-je” , e cila drejtohej Mirsad Meta.

Meta ishte shenjestra e këtij atentati, por shpëtoi pa marrë asnjë plumb.Ndërkohë e plagosur mbeti një 35-vjeçare, kalimtare e rastit.

Sipas policisë edhe Mirsad Meta ka qëlluar në drejtim të këtyre personave duke iu kundërpërgjigjur sulmit, por asnjëri prej tyre nuk mbeti i plagosur. Bëhet e ditur se shkak i përplasjes është bërë prishja e pazareve të drogës .Të arrestuarit akuzohen për “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.


Shtuar 9.02.2020 11:52