“Bekuar qofshin vajzat e gratë shqiptare kudo në botë”, qeveritarët urojnë 8 Marsin

Tetë Marsi është një ditë feste për ccdo grua e vajzë shqiptare. Pikërisht në këtë ditë, qeveritarët kanë dhënë mesazhet e tyre
ku bëjnë thirrje për sa më shumë barazi, emancipim si dhe luftë ndaj dhunës.

Urimet

Presidenti Ilir Meta

Një urim të përzemërt për më të shtrenjtat, më të dashurat dhe të pazëvendësueshmet e familjeve tona, për çdo nënë, grua, vajzë e motër shqiptare: GËZUAR 8 MARSIN!

Fuqizimi i vajzave dhe grave i bën sfidat më lehta! Por ne ende kemi një hendek të rëndësishëm për të kapërcyer për t’i vënë përgjithmonë në histori vargjet e Çajupit, i cili protestonte ndaj burrave.

Bekuar qofshin vajzat e gratë shqiptare kudo në botë! 🇦🇱

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi

“Gratë dhe vajzat janë më të privuara në akesin në burime, njohuri dhe shfrytëzimin e kohës si edhe pajtimin e veprimtarisë profesionale me jetën familjare. Dhuna ndaj grave e vajzave që konstatohet gjatë dekadave të tranzicionit ndodh për shkak të rigjallërimit të demonëve të vjetër autoritarist e maskilist, por edhe për shkak të edukimit, vëmendjes, kontrollit dhe më të pakët të shoqërisë. Këto çështje duhet të bëhen më shumë objekt i politikave, edukimit dhe ligjeve tona.”

Kryeministri Edi Rama

“MIRËMËNGJES, me një urim të përzemërt të gjitha grave e vajzave shqiptare, që janë gjysma me e mirë e këtij populli”

Kreu i PD-së Lulzim Basha

“Mëngjesi sot nisi me një urim nga familja jonë për të gjitha vajzat dhe nënat shqiptare: GËZUAR 8 MARSIN!”


Shtuar 8.03.2020 10:01