Bashkia dorëzohet me thyerjen e rregullave nga qytetarët: Kjo është çmenduri!

“Ne nuk mund të lejojmë që disa persona të papërgjegjshëm të na marrin në qafë të gjithëve për shkak të papërgjegjësisë tyre…”

Bashkia e Librazhdit ka bërë një reagim alarmant mbrëmjen e sotme duke publikuar disa pamje në njësitë e shërbimit në qytet ku njerëzit janë grumbulluar masivisht dhe pa ruajtur distancat me njëri-tjetrin.

Bashkia shkruan në faqen e saj zyrtare se kjo është një çmenduri ndërsa pohon se nuk mund të arrestojë këdo që shkel rregullat por që do të mbyllë njësitë e shërbimit që nuk zbaton rregullat.

Reagimi i plotë:

Kjo është një çmenduri !!!

Ne nuk mund të lejojmë që disa persona të papërgjegjshëm të na marrin në qafë të gjithëve për shkak të papërgjegjësisë tyre.

Policia Bashkiake e cila ka bëre një punë fantastike deri tani,por që e ka të pamundur të shoqëroj çdo person që nuk zbaton rregullat e luftes,ka marrë urdhër të mbylli cilindo njesi sherbimi që nuk zbatohen rregullat e distancimit social.

Është detyrë e atyre subjekteve të administrojnë rregullat në hapësirën e tyre tregtare !!!

Ne nuk mundemi që përkujdesja e 99% banorëve shembullorë të Bashkisë te hidhet në erë ditën e hënë kur deshira e disave pêr të pasur qep e lakra sa më parë,prevalon mbi rrezikun e humbjes se jetës.

Askush nuk ka vdekur dhe nuk vdes për një tufë lakra,qep apo portokalla😡.


Shtuar 6.04.2020 19:09