Bashkëpuntore e “skifterit”, kush është 20 vjeçarja që ndihmonte në vjedhje Astrit Thaçin

Policia e Tiranës ka arrestuar sot një vajzë 20 vjeccare e cila dyshohet se bashkëpunonte me Astrit Thaçin, duke kryer grabitje në kryeqytet e jo vetëm.

A. B. dyshohet se e ka përkrahur Thacin, duke i dhënë ndihmë për të mos u kapur nga forcat e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

27-vjeçari u arrestua nga policia ditën e e djeshme në një lokal në Tiranë.

Thaçi grabiti edhe pikën e kredidhënies në Durrës, si dhe plagosi një kryefamiljar në Shkozet, gjatë tentativës për të grabitur një banesë.

Grabitja e tij më e fundit ishte ajo e regjistruar në Elbasan, ku vodhi një argjendari që ndodhej pak metra larg Komisariatit të Policisë.

Sipas policisë, në momentin e arrestimit, 27-vjeçarit i janë gjetur 17 varëse floriri, dy ora dore floriri, 20 byzylykë floriri dhe 51.700 lekë të reja.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të operacionit “Trajektorja”, zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga DVP Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Forca e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të një sërë vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje me dhunë e armë, operacioni ka vijuar edhe paraditen e sotme.

Mbi bazën e provave të siguruara nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Prokurorinë nga veprimet proaktive të kryera, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen A. B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë.


Shtuar 16.02.2020 12:37