Basha tregon punën më të mirë nga Rama: Facebook-un e ka qarë!

Kryeopozitari Lulzim Basha ka treguar sipas tij të vetmën “punë të mirë” të kryer nga qeveria Rama gjatë pandemisë.

Çfarë i gjeni të mirë ju reagimit të qeverise këto 60 ditë?

Lulzim Basha: Propagandën e ka qarë, regjimi i Facebookut është shpalosur me gjithë dimensionin e tij

Pandemia, njësoj si tërmeti, treguan atë që dimë prej kohësh, kemi një qeveri të huaj, një qeveri të pakicës, e cila vendos interesat e 10 oligarkëve dhe 10 klientëve të saj mbi interesat e 3 milion shqiptarëve.

E kemi parë këtë në mënyrën se si është sjellë qeveria gjatë këtyre 7 viteve, ka 7 vjet që ua rrit taksat shqiptarëve, u ka rritur çmimin e energjisë, u ka rrit çmimin e naftës dhe kur erdhi dita që shqiptarët të merrnin një përfitim nga paratë e tyre nuk kujtohet për ta.

Tani paratë prapë shkojnë, siç shkuan sot për oligarkët, siç shkuan për inceneratoret, siç shkuan para 5 javësh 22 milion euro për katër kontraktorë. E gjithë fatura që është paguar për shqiptarët është 27 milionë. E dinë të gjithë që inceneratorët janë një aferë korruptive.

E dinë brenda Partisë Socialiste. E dinë zyrtarët më të lartë socialistë që kjo është një aferë korruptive e anëtarëve të Bandës së Lushnjes me Edi Ramën, me Arben Ahmetajn dhe me Erion Veliajn. E dinë të gjithë.

Strategjia që qeveria shqiptare ka patur prej 10 vitesh në mënyrë të pandërprerë me qeverinë gjermane, paguan nga taksat e gjermanëve , nuk ka qenë për incerneratorët, ka qenë për të vazhduar regjimin e landfilleve. Inceneratorët u shpikën për një arsye të thjeshtë: Për t’u vjedhur shqiptarëve 400 milionë euro. /albeu.com/


Shtuar 30.04.2020 20:45