Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar ditën e sotme grevistët e rafinerisë së naftës dhe të stacionit të pompimit të ujit në Poçem.
Me anë të një publikimi në Facebook, Basha thotë se ofron mbështetje pa kusht për punëtorët dhe kërkesat e tyre.
Postimi i plotë i Bashës
Mbështetje pa kusht për punëtorët dhe kërkesat e tyre! Ata janë tradhëtuar, dhe keqtrajtuar nga qeveria. Viktimat e Edi Rames janë njerëzit e thjeshtë, qytetarët e ndershëm shqiptarë që luftojnë për mbijetesë dhe një jetë normale.
Në këtë betejë unë dhe Partia Demokratike do jemi zëri juaj, do jemi mbështetja juaj. Beteja juaj është beteja e çdo shqiptari, ne do të na keni në krah deri në plotësimin e kërkesave tuaja të drejta. Ju jap fjalën se do ti zhbëj të gjitha padrejtësitë ndaj jush.
#PoTëDëgjoj