Prej javësh shqiptarët po rrinë mbyllur ndërsa leje-daljet për pazar janë vetëm për një person të familjes.
Këtë rregull e ka ndjekur edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha i cili është fotografuar teksa kryente pazaret në një supermarket në vend.
Vetë lideri i opozitës, është parë teksa qëndronte në radhë në pritje të kryerjes së blerjeve, ndërsa ai gjatë gjithë kohës është parë me maskë mbrojtëse.
Siç shihet në foto, kreu i PD ka dhënë shembullin e tij, duke respektuar distancën nga klientët e tjerë.