“Ai shfrytëzoi edhe pandeminë për të vjedhur, për të shkaterruar teatrin, për të grabitur pasuritë publike dhe i la njerëzit pa asnjë ndihmë…”
Lideri i opozitës Lulzim Basha përmes një postimi në tëitter i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama që tha se një parti politike nuk mund të vendosë vija të kuqe për cështje si teatri që janë kompetencë ekskluzive e qeverisë:
“Rama nuk e sheh më vizën e korrupsionit dhe as vizën e dhunës. Ai është peng i krimit, dhe sillet si kriminel me njerëzit”, shkruan Basha.
Ndërsa e akuzon shefin e qeverisë se është “peng i oligarkëve dhe punon vetëm për ta”.
Në postimin e tji Basha shkruan se Rama: “Ai vjedh përditë, shkatërron dhe varfëron shqiptarët.
Ai shfrytëzoi edhe pandeminë për të vjedhur, për të shkaterruar teatrin, për të grabitur pasuritë publike dhe i la njerëzit pa asnjë ndihmë.
Prandaj, Shqipëria do të shpëtojë prej këtij hajduti ordiner që bën vetëm keq: gjithë njerëzit e ndershëm ia kanë hequr vizën!”
