Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur i gatshëm që të dalë në debat me kryeministrin Rama, por shprehet se është një përpjekje që do shkojë dëm.
Sipas Bashës, kreu i qeverisë e refuzon debatin që prej vitit 2011.
Në një intervistë për “Java në RTSH”, kryedemokrati shprehet:
“Zotin Rama ka që prej vitit 2011 që e ftoj në debat, por ai nuk ka pranuar. Në çdo moment jam i hapur për debat, por ai ka refuzuar të vijë në debat me mua.
Po mbushet dekada e dytë që refuzon të dalë në debat. Megjithatë, dua të them diçka.
Kur të vijë dita, absolutisht çdokush do të mbajë përgjegjësi për veprimet dhe mosveprimet. Pa diskutim, këtu roli i kryeministrit është kyç.”