Pas përplasjeve me policinë dhe pa takuar ministren Belinda Balluku, naftëtarët kanë mbyllur sot protestën.
Pas disa orësh protestë përpara Ministrisë së Energjitikës në Tiranë, naftëtarët pritën një takim me ministren Balluku, e cila nuk ishte e disponueshme.
Naftëtarët thanë se do të rikthehen sërish pasi kërkesat e tyre janë legjitime dhe të drejta. Gjatë protestës u shoqëruan disa persona në polici, pas ashpërsimit të toneve mes tyre. Protestës i janë bashkuar edhe minatorët e Bulqizës. Ata thonë se nëse nuk do të ketë reagim do t’i drejtohen edhe Gjykatës së Strasburgut, ndërsa deri tani nuk ka asnjë reagim.
Kujtojmë se naftëtarët janë prej muajsh në protestë, pasi kompania punëdhënëse nuk i ka dhënë pagat e prapambetura.