Balla i bashkohet Spiropalit: Shpërthime të tilla ndodhin në të gjithë botën

Numri dy i partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar shpërthimin e mbrëmjes së djeshme në mes të Tiranës.

Ai ka përdorur “justifikimin” e përhershëm të socialistëve se gjëra të tilla ndodhin në të gjithë botën.

Kujtojmë se këtë fjali e ka përdorur edhe Spiropali dhe Lleshaj.

“Sulme kriminale si ai i mbrëmshmi në Tiranë ndodhin në çdo kryeqytet të botës dhe do doja të kishit pak durim sepse policia e Shtetit do t’i zbulojë në kohë autorët dhe do t’i vërë para përgjegjësisë”, deklaroi Balla. /albeu.com/


Shtuar 16.09.2020 08:39