Babai i vdiq nga COVID-19: 16 vjeçari, jeta e të cilit varet nga një aparaturë (VIDEO)

Jeta e Ramiz Çupit, vetëm 16 vjeç, në Bulqizë varet nga një aparaturë të cilën familja e tij as nuk mundet t’a blejë.

Djali në fjalë i cili vuan nga sëmundja e distrofisë muskulare, mbijeton nga një pajisje e marrë nga një spital në Romë të Italisë, të cilën duhet t’a kthenin që në shtator.

Kjo pajisje kushton 15 mijë euro dhe familja e djalit, nëna e tij Liljana thotë se nuk ka asnjë mundësi t’a blejë për shkak të gjendjes së dobët financiare të djalit.

Në një intervistë për albeu.com, Liljana e vetme kërkon ndihmë të shpëtojë jetën e djalit të saj, duke rrëfyer se 10 vite më para ka humbur një djalë i cili vuante nga e njëjta sëmundje.

(Kronika brenda lajmit, 2 javë para vdekjes së kryefamiljarit nga COVID-19)

Tragjedia në këtë familje nuk ka të mbaruar, pasi mes lotësh ajo shprehet se vetëm dy javë më parë, babai i djalit, bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë nga COVID-19.

E vetme dhe pa asnjë ndihmë, Liljana shprehet se të vetmet të ardhura që marrin janë nga kempi që përfiton Ramizi rreth 20 mijë lek të rinj, pasi nuk merr asnjë ndihmë financiare për kujdestarinë.

Nëna e 16 vjeçarit i bën apel çdo institucioni shtetëror, shoqatave bamirëse apo njerëzve me mundësi ekonomike që t’a ndihmojë për të mbajtur gjallë djalin e saj, Ramizin. /albeu.com/


Shtuar 30.09.2020 14:48