Categories: Uncategorized

Avokati i njohur: Çfarë fshihet pas marrëveshjes për Reformën Zgjedhore

Në një analizë, avokati i njohur Spartak Ngjela ka ngritur pyetjen që të gjithë kanë në kokë aktualisht.

A fshihet dhe nëse po, çfarë fshihet pas marrëveshjes mes maxhorancës dhe opozitës për Reformën Zgjedhore.

Të lidhura

None found

Ai këtë marrëveshje e lidh me frikën e dy palëve nga SPAK-u.

Nga Spartak Ngjela

Të gjithë pyetën: çfarë ka ndodhur?

Basha, ktheu befas. Ai hoqi dorë nga të gjitha kushtet që i pati vënë Ramës, a thua se vetë ishte fituesi i një lufte, dhe jo një i mundur tre herë radhazi në zgjedhje.

I. Basha është i trembur, sigurisht. Por, na tha dhe një gënjeshtër fëminore: “tani foli Bundestagu gjerman, tha, prandaj u tërhoqa nga kushtet”. Kjo është për të qeshur dhe për të qarë njëherësh.
Po pse kjo kthesë e behtë, cila është arsyeja? Frika po bashkon sërish në një marrëveshje të re Ramën dhe Bashën. Por, a dinë këta të dy të bëjnë gjë me këtë bashkim? Asgjë. Do të vinë vërdallë, ecë e jak, për të shpëtuar nga hetimi i SPAK-ut; por ja, sa të vijë ambasadorja e re amerikane dhe ndalon edhe ecejaku i tyre.

Pse janë të trembur pikërisht tani? Krijimi i SPAK-ut dhe kërkesa e opozitës parlamentare për ndërrimin e sistemit zgjedhor, i ka bashkuar në atë që i thonë reformë zgjedhore. Nuk do ta pranojnë ndërrimin e sistemit zgjedhor me lista të hapura, po, si do t’ia bëjnë për SPAK-un?… Atëherë?

Këtu ka një arsyetim të vetëm: po të funksionojë SPAK-u si hetim antikorrupsion, nuk është i ngutshëm ndërrimi i sistemit. Dhe SPAK-u do të funksionojë. Kurse te korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë pritën që SPAK-un ta errësonte Irani. Komedia vijon. Por, sa më tej në kohëecje, edhe më gazmore do të jetë kjo komedi.

II. Frika e politikanit mediokër, është gjithmonë një nxitës i brendshëm që e degdis këtë te fëmija.
Në fakt, Basha është trembur nga shumë ndodhi të rreshtuara kundër tij, por SPAK- u është tashmë një gjëmë e mundshme për të. Basha ndihet i trembur gjithashtu edhe nga fshehja që ai i bëri arsyes së vërtetë të protestave të dhunëshme, dhe daljes nga Parlamenti, duke dorëzuar mandatet. Ndërkaq, me kthimin te vendi nga iku me bujë e me premtime, ka çorientuar dhe ka revoltuar mbështetësit e gënjyer të partisë së tij. Prandaj nxori në pah Bundestagun gjerman. A do t’ia pranojnë përkrahësit këtë alibi fëminore? Të shohim.

lll. Tani po kuptohet gjithashtu se, edhe Rama është i trembur. Nuk ka asnjë ide në llomotitjen e tij ditore. Por, në fakt, që të dy, Basha dhe Rama, janë të trembur nga SPAK-u. Shumë u munduan të dy, por nuk ia arritën ta bllokonin, edhe pse Rama e kishte shpresën te kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Ibrahimi.

Ndërkohë, ama, është duke ardhur ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara.
Edhe ambasadorja e re amerikane i ka trembur palët, sepse ajo tha prerë: “vij me përparësinë e kryerjes së reformës në drejtësi”.

lV. Kurse Rama ndërkohë kuptohet se po mendon që të afrojë zgjedhjet, për të bllokuar SPAK-un, domethënë që të bllokojë reformën në drejtësi. Prandaj e ka thërritur edhe konen e Partisë Demokratike.
Janë fëminorë. Pse, politikën amerikane do gënjejnë këta të dy me një marrëveshje politike për reformën zgjedhore!!!

Kot e keni. Pa mbaruar reforma në drejtësi, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri – ky është mendimi amerikan.

Po sistemi zgjedhor? Edhe ky është në dorë të atyre që po drejtojnë reformën – ndërkombëtarëve. Priteni kur Rama t’ju thotë amerikanëve: “po të kërkojmë ndryshimin e sistemit, na ikën Partia Demokratike nga marrëveshja dhe tryeza e përbashkët”. Kurse amerikanët do të tallen me të, sigurisht.

V. Kot lodhesh, zoti Rama! Nuk bën dot gjë. Është i mbyllur ky kapitull. Jeni të kapur, dhe politika amerikane nuk do t’ju bëjë asnjë lëshim. Nuk ka sesi t’ju pranojë të katërve: as ty, as Saliun, as Metën dhe as Bashën. Se jeni të kapur nga kundërshtarët e Shqipërisë dhe kundërshtarët e politikës amerikane.
Pse, vërtet mendoni se janë lëvizje të kota dalldisjet politike të Ramës nga Ankaraja në Pekin, e nga Pekini te minishengeni ballkanik?! Në fakt, te këto lëvizje anti-interes për Shqipërinë, qëndron e kyçur e vërteta e likuidimit të katërshes shqiptare.
Këtu, tani, kuptohet qartë dhe vetë e vërteta e kësaj kohe, që është likuidimi me ligj kushtetues i korrupsionit të lartë shqiptar. Kushtetuta e riformuluar në vitin 2016, do të zbatohet pa asnjë ekuivok.

Korrupsioni i kryeministrave shqiptarë, gjithmonë i ka çuar dhe gjithmonë do t’i çojë këta drejt shteteve që janë kundër interesit shqiptar në Ballkanin Perëndimor. Por, për katërshen e korruptuar shqiprare, ky fakt po bëhet arsyeja kryesore e likuidimit të saj.
Kurse, politika amerikane është mirë që, të gjitha dokumentat që ka si prova kundër të katërve, duhet t’ia bëje të qartë opinionit publik shqiptar. Aleanca shqiptaro-amerikane, ashtu siç e kërkon historia, është domosdoshmëri e kësaj kohe, kurse korrupsioni i lartë shqiptar, sot, është kundër kësaj aleance.

Mbrojtja amerikane e Shqipërisë tani është një fakt historik. Por, në këtë pikë, duhet shtuar se: edhe likuidimi i korrupsionit të lartë të politikës shqiptare, mbrojtje e Shqipërisë është.

të fundit

Malkaj rrëfen incidentin në protestë: Më goditën në shpinë dhe më paralajmëruan të mos kthehesha

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

21 minutes ago

Frederik Ndoci rrëfen kujt ia kushtoi “Sytë e tu” dhe çfarë ndodhi me videon

Një prej këngëve më të njohura të Frederik Ndocit, “Sytë e tu”, paska pasur një histori që publiku nuk e…

23 minutes ago

Tirona bardheblu”, Tirana feston derbin me mesazhin “Deri kur fryma t’më mbaroj

TiranaTirana është rikthyer në ritmin normal të kampionatit, pas fillimit të vështirë në 2 javët e para [...]Read More...

32 minutes ago

Pesë qendërmbrojtësit e diasporës që mund t’i japin më shumë forcë Kosovës

Në këto dy vitet e fundit, te Kosova është dëshmuar se kur mungon dikush nga mbrojtësit, niveli i “Dardanëve” po…

33 minutes ago

Crash on the Berat–Ura e Kuçit road / 40-year-old cyclist hit by vehicle, driver flees

Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat–Ura e Kuçit, në fshatin Poshnje, pasi është…

33 minutes ago

Mbappe është zgjedhja ime” – Okocha parashikon fituesin e Topit të Artë

Legjenda e futbollit nigerian, Jay-Jay Okocha, beson se Kylian Mbappe e meriton ta fitojë Topin e Artë për vitin 2026,…

39 minutes ago