Në Shkodër është tentuar të grabitet të shtunën një qëndër komunitare “për Familjen”.
Punonjësit kanë konstatuar në mëngjës shenjat nga dëmtimet që kanë bërë autorët.
Janë evidentuar dëmet ku është parë vjedhja e rrethimit në pjesën e pasme, por edhe dëmtimin që i është bërë pjesës së murit ku grabitësit kanë bërë gati gjithcka për të hyrë në pjesën e prapme të godinës në fjalë.
Në një prononcim për mediat, kryetari i Rajonit Nr.5 Pal Pepa ka sqaruar ngjarjen e ndodhur ndërkohe që i ka bërë thirrje policisë së Shtetit të zbardhë këtë ngjarje. /albeu.com/