Autor i masakrës së Lushnjës, kush është i shumëkërkuari Orges Bilbili që tronditi sot Tiranën

Personi i cili u bë shkak për plagosjen e një kalimtareje të rastësishme sot në zonën e Xhamllikut në Tiranë, është i shumëkërkuari Orges Bilbili.

Ai nuk iu përgjigj thirrjes së policisë për të treguar dokumentat, ndërsa ka kërcënuar me armë efektivin e policisë i cili është detyruar të vetëmbrohet dhe ka qëlluar.

Por kush është Orgen Bilbili?

Më së shumti ai njihet nga autoritetet si bashkëpunëtori i Laert Haxhiut në vrasjet Lushnjë në 2017 dhe rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim për trafikim lëndësh narkotike.

Bashkë me Haxhiun, Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili.

Telashet për Bilbilin nuk përfundojnë këtu, pasi ai akuzohet edhe si bashkëpunëtor i pilotit italian Giorgio Riformato, avioni i të cilit, ngeci në bregdetin e Divjakës, teksa po përgatitej për të trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria për në Itali.


Shtuar 10.04.2020 10:37