Atentati ndaj Hekuran Billës, shoqërohet një person në polici

Pak ditë më parë Tirana u trondit nga një atentat mafioz, ku mbeti ri vrarë Hekuran Billa.

Ndërkohë, mësohet se Policia e Tiranës ka identifikuar një të dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen Billës.

Identifikimi është bërë përmes kamerave të sigurisë.

Bëhet me dije se personi i shoqëruar në komisariat ka lidhje familjare me Prel Markun, i cili u vra nga Billa në Angli.

Ka dyshime se bashkëpunëtori në vrasje e ka ndjekur viktimën dhe ka lajmëruar atentatorët për lëvizjen.

Ai është marrë në pyetje përgjatë gjithë natës por nuk ka pranuar asgjë.

Billa u qëllua në zonën e Komunës së Parisit” teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij.

Ngjarja dyshohet se ka lidhje me të kaluarën e Billës.


Shtuar 18.06.2020 07:48