Atentati me tritol te “Vasil Shanto” plagos edhe një kalimtar, shtetas italian

Nga shpërthimi me lëndë eksplozivi te zona e ‘Vasil Shantos’ në Tiranë nuk u plagos vetëm Prend Gjini, vëllai i Tonin-Armando Gjinit, i vrarë një vit më parë dhe i njohur si njeri i afërt i Met Kananit.

Sipas drejtorit të policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj nga shpërthimi i makinës ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar, një shtetas italian.

“Nuk ka të plagosur të tjerë, i demtuari është futur në sallën e operacionit dhe shpresoj që të dalë mirë. Ndërkohë, i dëmtuar lehtë ka mbetur një shtetas Italian”, deklaroi Jaupaj.


Shtuar 15.09.2020 18:30