“Ka pista për hakmarrje dhe disa qytetarëve të tjerë, jashtë Tiranës. Ka lidhje me Kastriot Reçin? Nuk e deklaroj dot tani…”
Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj ka dhënë detaje për mediat lidhur me shpërthimin e ndodhur në mes të Tiranës.
Në fjalën e tij, Jaupaj është shprehur se makina ka shpërthyer sapo ka hipur mbi urë, ndërsa të lënduar kanë mbetur Preng Gjini dhe një shtetas italian, i cili po kalonte në zonë.
Pa dhënë detaje, shefi i Policisë është shprehur se blutë e Tiranës po bashkëpunojnë me ato të një rrethi tjetër por pa dhënë detaje.
“Ka ndodhur një shpërthim me lëndë plasësë. Është ngritur grupi i specialistëve. Po Kryejmë hetime për të përcaktuar llojin e lëndëve shpërthyese. Kemi ngritur dhe pistat e hetimit. Nuk dua ta bëj me dije, po organizohemi për kontrolle.
Ka pista për hakmarrje dhe disa qytetarëve të tjerë, jashtë Tiranës. Ka lidhje me Kastriot Reçin? Nuk e deklaroj dot tani. I dëmtuari është në sallën e operimit, kemi shpresa se do të përmirësohet. Kemi dhe një shtetas italian të dëmtuar lehtë,”-tha ai.