Një atentat është ngritur ditën e sotme ndaj Ardian Çapjan, ku mësohet të jetë përdorur snajper.
Ai u qëllua të paktën një herë dhe plumbi e kapi në zonën e shpatullës. Arma, e cila dyshohet se u përdor nga autorët për të qëlluar në drejtim të Ardjan Çapjës u gjet brenda makinës tip “Volksëagen”, e cila u dogj disa kilometra larg vendit të atentatit.
Në brendësi të makinës u braktisën edhe disa fishekë, ku shpërthimi i tyre gjatë djegies së saj dyshohet se plagosën edhe një zjarrfikës që kishte shkuar atje për të shuar flakët.
Ky është atentati i tretë që i bëhet Ardjan Çapjas, nga i cili ai shpëtoi mrekullisht.
Ngjarjet e rënda mes familjes Ccapja dhe grupeve të tjera në Elbasan kanë nisur në vitin 2005, kur u vra Sokol Ccapja.
