Atentat? Dy shtetas të ekzekutuar në makinë, detajet nga ngjarja e rëndë në Durrës

Durrësi është tronditur pasditën e sotme pasi dyshohet se janë ekzekutuar me armë zjarri dy shtetas.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Nishtulla” Durrës. Sipas të dhënave të para mësohet se dy shtetas kanë ndërruar jetë pasi janë qëlluar me armë zjarri, por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Atentati ka ndodhur tek tregu i makinave në Durrës, ndërkohë dy viktimat janë ekzektuar brenda një makine.

Mësohet se policia ka mbërritur në vendngjarje duke rrethuar zonën ku ka ndodhur krimi, ndërkohë pritet edhe versioni zyrtar mbi këtë ngjarje. /albeu.com/


Shtuar 27.04.2020 15:40