Më 2 Mars Meta pritet të zhvillojë manifestimin “kundër grushtit të shtetit”.
Në rrjetet sociale presidenti Meta ka shpërndarë videon e artistit të mirënjohur shqiptar Zef Deda, i cili do të marrë pjesë në manifestimin e 2 Marsit.
“Mirësevjen artisti ynë i madh dhe i dashur për të gjithë shqiptarët, Zef Deda!”, shkruan Meta në mesazhin e tij, duke shtuar se jo vetëm Zef Deda, por “Shkodra tashmë është nisur drejt Tiranës!”.
“Kush më shume se Shkodra e pësoi nga tirania dhe partia-shtet”.
“Së bashku më 2 mars për lirinë e shqiponjave kuqezi!, ishte mesazhi i Presidentit Ilir Meta, shoqëruar edhe me një video nga Zef Deda, i cili premton mbështetje për tubimin e thirrur nga kreu i shtetit në mbrojtje të Kushtetutës. /albeu.com/
