Artan Hoxha flet për “padron” të ri në Shqipëri: U kthye në Lazarat tërë Shqipëria

Vite më parë Shqipëri përflitej Lazarati si fshati i hashashit. Sot atij operacioni të madh antikanabis i është rikthyer gazetari Artan Hoxha.

Hoxha shkruan me bindje se ajo betejë në Lazarat u fitua por u humb lufta me kanabisin.

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Hoxha, teksa ben bilancin e atij operacioni, thekson se “BOSET e vertete te Lazaratit, financuesit, organizatoret, perfituesit financiare dhe politike te tij, nga Tirana, Fieri, Vlora, Tepelena, Shkodra, Tropoja etj, nuk u kapen kurre”.

Postimi nga Artan Hoxha :

U fitua beteja e Lazaratit, por u humb lufta me kanabisin…

6 vite nga operacioni antikanabis i qershorit 2014. Duket sikur ka ndodhur para nje shekulli…

Me djemte e RENEA-s, pas 5 ditesh lufte te ashper, me “trupat operacionale” te narkotrafikut…

U çlirua territori i licensuar nga qeveria e kohes, si “Zone e lire e narkotrafikut”.

U godit baza logjistike e grupeve te organizuara te narkotrafikut.

U kapen dhjetera tonelata kanabis, te perpunuar, ambalazhuar dhe magazinuar, gati per shitje.
U shkaterruan me qindra parcela te mbjella me kanabis, me siperfaqe mbi 250 hektare, sipas monitorimeve nga ajri te Guardia di Finanza.

U sekuestrua nje arsenal i tere armesh, nga armet e lehta, automatiket, mitrolozet e lehte dhe te rende, arme kundertanke, arme kunderajrore, mina, granata, lende eksplozive dhe snajpere.
U gjeten te fshehura dhe te groposura ne toke, qindra milione leke dhe qindra mijera euro.
U kapen tre laboratore te perpunimit te vajit dhe çokollates nga kanabisi.

U be lufte me ushtrine e krimit te organizuar, por pasojat i pati fshati Lazarat.

U arrestuan afro 120 persona, pjesa derrmuese banore dhe te rinj te Lazaratit, qe ne fakt ishin çiraket dhe ushtaret e narkotrafikut, por jo boset e vertete, te tij

BOSET e vertete te Lazaratit, financuesit, organizatoret, perfituesit financiare dhe politike te tij, nga Tirana, Fieri, Vlora, Tepelena, Shkodra, Tropoja etj, nuk u kapen kurre.

Duke u lene te lire dhe me burime financiare te paprekura, dy vite me pas, me 2016-en, ata do te riktheheshin shume here me te fuqishem, per ta kthyer ne nje Lazarat te madh, gjithe Shqiperine
Por kete radhe, pasi kishin nderruar, kontrollin politik dhe shteteror, nga e djathta, ne te majte…

Ndersa “taksa” e kultivimit dhe “tatimi mbi fitimin” e trafikut te kanabisit, tashme kishin nje PADRON te ri…
Kampionati vazhdon…


Shtuar 24.06.2020 11:30