Artan Hoxha: Çfarë paralajmëroi atentati ndaj Ardian Çapjas

Gazetari Artan Hoxha ka shpjeguar në emisionin “Opinion” dinamikën e atentatit me armë të ndodhur sot në Elbasan, ku mbeti i plagosur Ardian Çapja.

Hoxha tha se ky atentat do të sjellë atentate të tjera, pasi ngjarja e sotme është thjeshtë emisioni i radhës së atentateve në qytetin e Elbasanit.

Po ashtu, gazetari theksoi se fuqia e grupeve kriminale vjen për shkak të lidhjeve politike që ata kanë dhe se për këtë arsye ata përfshihen dhe në fushata elektorale.

“Ngjarja e sotme është thjeshtë episodi i radhës, nuk ka ndërprerë asgjë. Është thjeshtë episodi që dëshmon se do të ketë një goditje tjetër. E vetmja gjë që lus në Elbasan është që goditja të mos bëhet në ambiente të hapura ku do ta haji ndonjë i pafajshëm.

Inshallah janë qitësa selektiv dhe merren me njëri-tjetrin. Sepse nëse do të ketë një ngjarje si ajo e 3 shkurtit ku në lokalistin 14 veta dhe aty erdhën 4 oautrë që hapin zjarr, atje i shpëtoi zoti njerëzit.

Pjesa e fuqisë së grupeve, nga paraja. Nga buron para e tyre? Janë lidhjet politike. Pse përfshihen në fushata elektorale sepse u garanton mbrojtjen e tyre. Cili polic do të hyjë atje kur sheh në mur foton e kryeministrit”,-tha Hoxha./ Opinion.al


Shtuar 8.06.2020 21:08