Arrestohet polici i burgjeve pasi furnizoi makinat e fisit me lekët e shtetit

Një polic burgu ka rënë në pranga pasi ka abuzuar me detyrën.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka vënë në pranga një punonjës të Forcave Operacionale pasi akuzohet të ketë shpërdoruar detyrën.

Polici i identifikuar me inicialet B.B rezulton të ketë përdorur pajisjet e punës për përfitime personale.

Nga hetimet e SHKBB, u zbulua se ka përdorur kartën e furnizimit të karburantit të makinës së punës për furnizimin e makinës së tij private dhe të të afërmve të tij.


Shtuar 16.07.2020 18:47